Inter zyrtarizon Hakimin, marokeni bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e zikaltërve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2020 | 17:01

Inter zyrtarizon Hakimin, marokeni bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e zikaltërve

Interi ka zyrtarizuar blerjen më të re, atë të mbrojtësit Hakimi nga Real Madrid. Zikaltërit shpenzuan 40 milionë euro plus 5 milion euro bonuse për ta marrë marokenin nga ekipi spanjoll.

hakimi i bashkohet interit

Në deklaratën zyrtare në uebsajtin zyrtar të klubit të Interit shkruhet: “Açraf Hakimi është zyrtarsiht një lojtar i Interit”. Hakimi ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2025 me Interin. Mbrojtësi do përfitojë 5 milion euro në sezon.

Hakimi luajti dy sezone me Dortmundin në huazim, por ishte në pronësine e Real Madridit ku nuk gjeti hapësira dhe u largua. Marokeni është bërë mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e Interit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"