Inter pritet të lançojë logon e re, Ikardi provokon tifozët zikaltër. Shikoni se çfarë ka bërë argjentinasi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2021 | 23:44

Inter pritet të lançojë logon e re, Ikardi provokon tifozët zikaltër. Shikoni se çfarë ka bërë argjentinasi

Më 9 mars 2021, Interi do të lançojë në ditën e ditëlindjes së 113, logon e re të saj. Nuk do të ketë një ndërrim emri nga “FC Internazionale Milano” në “Inter Milano”, ashtu siç e ka konfirmuar dhe Administratori i Deleguar për zonën e klubit, Alesandro Antonelo.

inter

Rimodelimi total i stemës së Interit do të jetë ku shkronja “I” (Inter) dhe shkronja “M” (Milano) të bashkohenin bashkë dhe të formojnë logon më të re zikaltër.

icardi 1

Shkronjat “I” dhe “M” janë dhe inicialet e ish-sulmuesit të Interit Mauro Ikardit, i cili dhe bomberi i PSG-së ka lançuar dhe ai logon e tij më të re në rrjetin e tij zyrtar në “Instagram”, ku ka një ngjashmëri me stemën e re të Interit, i cili ka nxehur tifozët zikaltër me atë veprim të kryer.

Logo e re e Ikardit ka të njëjtën koncept si ajo e stemës së Interit, kjo është një provokim apo rastësi? Mbetet për t’u parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"