Inter pranë nënshkrimit me yllin gjerman, fillojnë bisedimet mes klubeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2022 | 12:49


Inter pranë nënshkrimit me yllin gjerman, fillojnë bisedimet mes klubeve

Interi po mendon seriozisht afrimin e mbrojtësit të Atalantës, Robin Gosens. Sot do të jetë një ditë deçizive për gjermanin, për të cilin do të mbahet një takim mes dy klubeve.

gosens

Zikaltërit tani kryesojnë garën me sheikët e Njukasëll, të cilët ishin gjithashtu të interesuar për gjermanin. Duket se Gosens dëshiron të vazhdojë në Itali dhe me Interin.

Atalanta kërkon një çmim prej 30 milionë eurosh për 27-vjeçarin, ndërsa Inter nga ana tjetër kërkon ta afrojë me formën e huazimit dhe më pas të ushtrojë të drejtën e blerjes.

PANORAMASPORT.AL