Inter-Napoli, “pakt” për Kumbullën dhe Rrahmanin. Klubet vendosin të ndajnë talentet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2020 | 16:03

Inter-Napoli, “pakt” për Kumbullën dhe Rrahmanin. Klubet vendosin të ndajnë talentet

Të evitohen “ankandet”. Për janarin dhe për verën. Interi nuk dëshiron të ndjekë çështje të ndërlikuara dhe ka kryer një hap përpara të rëndësishëm për blerjen e Marash Kumbullës, njërit prej zbulimeve të sezonit aktual. Mbrojtësi shqiptar, lider i prapavijës në skemën me tre mbrojtës të Ivan Juriçit, nuk do kishte vështirësi të përshtatej menjëherë me modulet e Antonio Kontes.

marash-kumbulla-verona_q0ve9p3w3djh11xikuzje6xn8

Futbollisti i Kombëtares konsiderohet si një nga surprizat e këtij sezoni dhe shumë klube të rëndësishme i kanë vënë sytë te lojtari i përfaqësueses sonë: trajneri Edi Reja e ka ndjekur në fakt përpara se të bëhej trajneri i Shqipërisë dhe menjëherë e grumbulloi me kuqezinjtë, duke i treguar besimin e madh që kishte tek ai, sidomos në dritën e performancave që po bënte qendrori me Veronën.

PËR VERËN

Ditën e mërkurë, gjatë asamblesë së Ligës ka pasur një tjetër kontakt të drejtpërdrejtë mes dy klubeve, që janë përpjekur të hedhin bazat për një akord maksimal. Verona ka qartësuar menjëherë që nuk dëshiron ta shesë “xhevahirin” përpara verës dhe mendon të arkëtojë së paku 20 milionë euro.

kumbulla-850x450

Kumbulla është një “xhol” me të ardhmen e siguruar dhe mbi të gjitha me vitlindje 2000, fakt që do i siguronte skuadrës së tij të ardhshme një vend “të lirë” më shumë në skuadër për tri sezonet e ardhshme. Për të parakaluar konkurrencën e Napolit, Juventusit, Lacios dhe Atalantës, Interi është gati të transferojë menjëherë në huazim Federiko Dimarkon dhe të zgjasë huazimin e Edi Salsedos te Verona për sezonin e ardhshëm, ndoshta duke vlerësuar si hipotezë edhe përfshirjen e të drejtës së blerjes. Detaje për t’u sistemuar, por e rëndësishme për momentin është që Interi momentalisht ndodhet në “pole” për Kumbullën.

Rrahmani Napoli

RRAHMANI DHE AMRABAT 

Napoli në këtë front është parakaluar, ndërkohë që vazhdon të jetë momentalisht në avantazh për Amir Rrahmanin dhe Sofjan Amrabat, dy talentet e tjerë të Veronës. Për mbrojtësin kosovar “axurrët” do paguajnë 14 milionë euro, për një kontratë 5-vjeçare nga e cila lojtari do të përfitojë 1,5 milionë euro në sezon. Ndërsa në frontin e mesfushorit maroken nuk është gjetur ende formula e duhur, meqenëse futbollisti kërkon 4 vite kontratë për një klauzolë largimi, ndërsa Napoli i ofron 5 pa klauzolë.

PAKT 

Një pakt mund të thuhet në këtë rast mes Interit dhe Napolit, që kanë “ndarë” të rinjtë. Dy klube gjithmonë aktive në merkato kur bëhet fjalë për elementë potencialë që mund të përforcojnë skuadrën aktuale me një sy edhe nga e ardhmja.

Përgatiti: LEDIO NASE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"