Inter mund të buzëqeshë, ndaj Fiorentinës ka një rikthim të rëndësishëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2018 | 16:45

Inter mund të buzëqeshë, ndaj Fiorentinës ka një rikthim të rëndësishëm

Luçiano Spaleti do të jetë i pranishëm në stol në ndeshjen që zikaltërit do të zhvillojnë mbrëmjën e sotme me Fiorentinën. Klubi i Interit ka apeluar vendimin për dënimin e trajnerit për shkak të festimeve me Sampdorian.

spaleti

Vendimi është zbardhur këtë pasdite nga Komisioni i Apelit i cili e vlerësoi këtë dënim jo të bazuar në të dhëna objektive dhe faktike, por vetëm në interpretim. Italiani do të paguajë vetë një gjobë prej 5 mijë eurosh. Kështu trajneri do ta festoj në stol ndeshjen e tij numër 450 në karrierë. Inter-Fiorentina premton spektakël. Në 4 takimet e fundit në “San Siro” kjo sfidë ka prodhuar plot 15 gola. Ikardi e ka një “gjah” të preferuar Fiorentinën, pasi i ka shënuar 10 gola në karrierë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"