Inter me probleme ekonomike, nuk ka arritur dot të paguajë këstin e blerjes së yllit të saj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2021 | 18:23

Inter me probleme ekonomike, nuk ka arritur dot të paguajë këstin e blerjes së yllit të saj

Interi nuk po përjeton një moment të mirë ekonomik për shkak të pandemisë globale të COVID-19.

hakimi 1

Dhe një ndër arsyet e mos ndërhyrjes në merkato është ky shembulli për klubin zikaltër. Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, klubi zikaltër nuk ka paguar ende pjesën e parë të këstit së blerjes së Ashraf Hakimit tek Reali i Madridit, e cila shkon në shifrën e 13 milionë eurove.

Hakimi i transferua tek Interi për një shifër prej 40 milionë eurosh, dhe madrilenët i kuptojnë zikaltërit për problemin e tyre dhe nuk do të kenë probleme për momentin me Zhindong Zhang dhe ortakët e bosit të “Suning”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"