“Inter Majemi do Mesin”, Higuan zbulon “bombën” e merkatos dhe paralajmëron tërheqjen nga futbolli: Nuk e kam fare mendjen te…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2021 | 11:00

“Inter Majemi do Mesin”, Higuan zbulon “bombën” e merkatos dhe paralajmëron tërheqjen nga futbolli: Nuk e kam fare mendjen te…

Gonzalo Higuain mund të mbyllë shumë shpejt me futbollin e luajtur. Sulmuesi argjentinas, në një rrëfim të bërë së fundmi për “F360 ESPN”, paralajmëroi tërheqjen teksa hodhi dyshime për një tjetër lëvizje të bujshme në merkato. Bëhet fjalë për Leo Mesin. Sipas Higuainit, klubi aktual i tij, Inter Majemi, me pronar Dejvid Bekamin, e dëshiron në skuadër “Pleshtin”.

6554

“Kam një vit tjetër në kontratën time me Inter Miami, pastaj do të bëj një pushim, larg nga futbolli dhe gjithçka. Unë nuk dua të krijoj në telashe, nuk e di nëse Leo do të vijë në Majemi. Ka nënshkruar për dy vjet me PSG-në, por klubi e dëshiron. Të shohim çfarë do të ndodhë.

Nuk shoh ndonjë mundësinë për rikthimin tim në kombëtare, kam kaluar shumë vite të lodhshme aty. Nuk e kam fare mendjen te përfaqësuesja. Jam në një fazë tjetër të jetës sime, sot përparësia ime është familja. Nuk do të ndryshoja për asgjë në botë për të parë vajzën time duke buzëqeshur”, u shpreh Higuain.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"