Inter-Lautaro në detaje, ja kur pritet të rinovojë ylli argjentinas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2021 | 13:45

Inter-Lautaro në detaje, ja kur pritet të rinovojë ylli argjentinas

Inter dhe Lautaro Martinez në detajet e fundit, përsa i përket rinovimit të yllit argjentinas me zikaltërit.

LAUTARO

Një zgjatje kontrate deri në vitin 2024 dhe një rritje page deri në 5 milionë euro në sezon pasi Lautaro sot përfiton më pak se sulmuesi i katërt i Interit, djaloshi 21-vjeçar Andrea Pinamonti.

Është në detaje tratativa, me klauzolën 111 milionë euro akoma e vlefshme por kësaj rradhe vetëm për klubet europiane dhe thuhet për një përfshirje të re të një klauzole prej 150 milionë euro vetëm për skuadrat italiane, në veçanti Juventusin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"