Inter kërkon me çdo kusht Marsialin, mposht konkurrencën me Juventusin nëpërmjet… Perisiçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2018 | 18:50

Inter kërkon me çdo kusht Marsialin, mposht konkurrencën me Juventusin nëpërmjet… Perisiçit

Entoni Marsial ka qenë një nga lojtarët më të përfolur të kësaj merkatoje. Lojtari francez duket se nuk është i preferuar i Murinjos dhe këtë e tregon edhe ky fillim i sezonit ku lojtari ka luajtur vetë, 79 minuta lojë në 5 ndeshjet e para në Premier Ligë.

marsial

Edhe pse merkatoja ka përfunduar 22-vjeçari vazhdon të kërkohet me ngulm nga Interi, skuadër e cila ka në plan ta marri lojtarin në formën e huazimit. Por skuadra zikaltëre do të duhet të përballet me Juventusin dhe Paris Saint Germain të cilat gjithashtu kanë shprehur interes për lojtarin.

pERISIC

Megjithatë Itneri ka një kartë më shumë se dy skuadrat e tjera. “Ivan Perisiç”. Një nga emrat që Murinjo e ka shprehur hapur për ta pasur në skuadër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"