Inter-Juve në “lupën” e Tramexanit: Dy lojtarë vendosën ndeshjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2016 | 16:59

Inter-Juve në “lupën” e Tramexanit: Dy lojtarë vendosën ndeshjen

Paolo Tramexani mendon se dy zgjedhje të zgjuara të trajnerit Frank De Bur vendosën sfidën mes Interit dhe Juventusit të së dielës. Zëvendëstrajneri i kombëtares shqiptare të futbollit analizoi taktikisht sfidën për emisionin “Domenica Sportiva” të “RAI”, duke treguar ato që sipas tij ishin pikat kyçe që zgjidhën takimin në favor të zikaltërve dhe sidomos futbollistët protagonistë.

tramexani

“Interi ishte menjëherë më ngulmues se Juventusi në fazën ofensive: e bllokoi dhe pastaj ndau ritmin e ndeshjes. Dy lojtarë spikatin mbi të tjerët. I pari është Ever Banega, i cili bën presing, vjedh topin dhe çon kokën lart duke kërkuar hapësira për të qenë vendimtar në pasimin e fundit.

FC+Internazionale+v+Juventus+FC+Serie+nbEFGjnV27nl

Lojtari tjetër është Zhoao Mario, i cili bëri mbulim një kundër një ndaj Miralem Pjaniç, e kufizoi shumë dhe krijoi raste përpara. Këto janë dy risitë e mëdha të Interit në këtë ndeshje”, theksoi Tramexani, i cili gjatë karrierës të tij ka veshur edhe fanellën e zikaltërve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"