Inter fillon “spastrimet”, lojtari zikaltër transferohet tek skuadra e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2021 | 17:40

Inter fillon “spastrimet”, lojtari zikaltër transferohet tek skuadra e…

Sulmuesi i Interit, Sebastiano Espozito largohet nga SPAL pas disa muajsh në huazim. Futbollisti 18-vjeçar do të rifillojë eksperiencën e tij nga Venecia, e cila fitoi konkurencën ndaj Peskarës dhe Rexhinas, të cilët ishin të interesuar për talentin nga Kampanja.

esposito

Inter dhe Venecia e cila militon në Serinë B italiane, praktikisht mbyllën marrëveshjen pasdite, do të jetë një huazim i thjeshtë deri në muajin qershor.

Tek SPAL, Espozito nuk kishte gjetur hapësirën e duhur. Me kalimin e kohës, Serxho Flokari është vendosur si titullar dhe trajneri, Marino ka gjetur ekuilibrin e ekipit të tij me një formë që nuk i rrit cilësitë e sulmuesit të ri.

Për këtë arsye, Interi i cili mban një marrëdhënie të shkëlqyeshme me SPAL, riktheu Espoziton për të kërkuar një klub të ri.

18-vjeçari do të rinisë eksperiencën e tij nga Venecia.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"