Inter-Bekham, sherri vazhdon edhe për… Luka Modriçin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2020 | 16:04

Inter-Bekham, sherri vazhdon edhe për… Luka Modriçin

Pas luftës ligjore për emrin, Interi i Milanos dhe Inter Majemi do të kenë një tjetër garë në merkaton e verës. Këtë herë për mesfushorin e Realit të Madridit, Luka Modriç. Futbollisti kroat me shumë mundësi do të largohet nga La Liga për të nisur një tjetër aventurë dhe do t’ua lërë vendin të rinjve që do të vijnë në skuadër. 

luka modric

Nënkampioni i botës me Kroacinë është një futbollist shumë i rëndësishëm për formacionin e Zinedin Zidanit, por mosha po kalon dhe ai nuk dëshiron që të ndihet i tepërt aty. Këtë vit ka nisur që të zëvendësohet herë pas here nga Valverde dhe më e mira është që të nisë një tjetër aventurë. Dy ekipet e sipërpërmendura kanë shfaqur interes në drejtim të Modriçit, i cili vitin e ardhshëm do të festojë 35-vjetorin.

Në verën e kaluar, Modriç ishte shumë pranë zikaltërve dhe pas Botërorit gjërat dukeshin shumë serioze. Tani në fakt pista e tij është zbehur, edhe pse për Antonio Konten do të ishte një lojtar ideal përpara mbrojtjes. Modriç do të sillte eksperiencë në kampin e Interit, por përgjigjen përfundimtare do ta ketë trajneri italian dhe stafi i tij. Ata do të shohin situatën dhe gjendjen se si Modriç do ta mbyllë këtë sezon dhe pastaj do të marrin një vendim.

luka-modric-real-madrid-1571213383-26597

Më e besueshme është pista e transferimit të tij në kampionatin amerikan, ku David Bekham po bën investime të shumta në mënyrë që të forcojë skuadrën e tij dhe ta shndërrojë në pretendente. Modriç dëshiron që të vazhdojë ende edhe pak vite në nivele të larta dhe pastaj të zgjedhë Amerikën ose Kinën si vendin ideal për të mbyllur karrierën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"