Inter-Barcelona, në Milano bëhet edhe biznes! Dy skuadrat do të takohen sot për …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2019 | 9:27

Inter-Barcelona, në Milano bëhet edhe biznes! Dy skuadrat do të takohen sot për …

Vidal? Nuk parashikohet asnjë lëvizje në janar”. Gjatë një interviste për prestigjiozen italiane “Repubblica”, presidenti i Barcelonës, Bartomeu, ka blinduar në Katalonjë mesfushorin kilian, i kërkuar sipas raportimeve nga Interi. 

9951c-15758845914546-800

Megjithatë, e përditshmja spanjolle “Sport” ka referuar në faqe të parë lidhur me një takim të zhvilluar ditën e premte mes drejtuesve katalanas dhe atyre zikaltër për të folur pikërisht për Vidalin, Ivan Rakitiçin.

VIDAL DHE RAKITIÇ – Siç përcjell gjithmonë “Sport” për Vidalin, i cili ka një kontratë në skadencë në vitin 2021, Barcelona kërkon 20 milionë euro, megjithëse çmimi mund të ulet në 15. Dy klubet ishin takuar edhe tetorin e kaluar, me Interin që atëherë kërkoi informacione mbi Rakitiçin, por kërkesa prej 30 milionësh për kroatin kishte ndalur çdo negociatë. Dhe nga ai moment Vidal është shndërruar në prioritet për mesfushën zikaltër.

arturo-vidal-ivan-rakitic_4_641x361

“Një lëvizje edhe mund të ndodhë, kemi një konsideratë të madhe për Arturon”, është shprehur së fundmi administratori i deleguar zikaltër, Xhuzepe Marota. As trajneri interist Antonio Konte nuk humbet rast për të ekzaltuar lojtarin: “Me mua u rrit shumë, ka dhënë gjithmonë maksimumin”. Menaxheri i lojtarit përflitet se ka në program një takim me drejtuesit e Barcelonës që përpara Krishtlindjes.

BARÇA KËRKON TRE – E përditshmja katalanase “Mundo Deportivo”, ndërkohë, referon që sfida e sotme në Champions mes dy skuadrave do të jetë rasti për një tjetër bisedë mes palëve, “pas kontakteve mes dy klubeve gjatë javëve të fundit”. Parashikohet një aks i vërtetë merkatoje Milano-Katalonjë, sepse nëse zikaltrit po vëzhgojnë Vidalin, klubi i La Ligës nuk po qëndron duarkryq.

lecce-marcelo-brozovic-stefano-sensi-inter-milan-later-jpg

Për ta lënë të lirë kilianin në janar duan një korsi preferenciale për një blerje të mundshme të Lautaro Martinezit, Stefano Sensit dhe Milan Shkriniarit, pavarësisht se Interi deri tani ka refuzuar çdo lloj tentative për t’iu afruar tre “xhevahirëve”, të konsideruar si e tashmja dhe e ardhmja e skuadrës. Një mbledhje parashikohet edhe me Milanin, që interesohet për Zhan-Kler Todibonë.

Përgatiti: LEDIO NASE – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"