Inter akord me Iliçiç, ëndërron dhe Gyndogan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2018 | 16:06

Inter akord me Iliçiç, ëndërron dhe Gyndogan

Interi është shumë aktiv në këtë merkato. Menjëherë pas ndeshjes me Sasuolon, ai të dielën ishte në Bergamo për të parë AtalantaMilan. Duket se Interi shumë shpejt mund të sigurojë shërbimet e Josip Iliçiç. Lojtari slloven i Atalantës, 30 vjeç, mund të jetë sipas Premium Sport lojtari i dytë që mund të zhvillojë vizitat mjekësore për Interin javën që vjen.

ilicic

Piero Ausilio duket se po bën një tratativë me Atalantën për lojtarin dhe do të fusë në marrëveshje disa lojtarë të rinj. Atalanta ndërkohë ka kërkuar 15 milionë për sllovenin. Ndërkohë, në rast se arrihet objektivi Champions, zikaltrit ëndërrojnë të sjellin në Milano lojtarin e Mançester Sitit, Ikai Gyndogan. Mesfushori nuk është në planet e Guardiolës dhe pritet të largohet merkaton e verës, ku Milano mund të jetë destinacioni i ardhshëm i lojtarit të kombëtares gjermane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"