Inter 2013-14, zyrtarizohen pesë blerje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2013 | 8:30

Inter 2013-14, zyrtarizohen pesë blerje

MoratiInteri i sezonit 2013-2014 do të bazohet kryesisht te të rinjtë dhe këtë fakt e kanë konfirmuar vetë drejtuesit e skuadrës zikaltër. Drejtori i përgjithshëm i Interit, Marko Fasone, ka bërë bilancin e “blerjeve” të deritanishme për skuadrën, duke filluar që nga Mauro Ikardi. “Bilanci për momentin na ndalon shpenzime të çmendura, por kemi arritur të mbyllim 5 goditje interesante për sezonin e ardhshëm: Laksalt, Kampanjaro, Andreolli, Bota dhe Ikardi”, shpjegoi drejtuesi i Interit. Nga ana tjetër, presidenti Morati ka hedhur poshtë zërat për largimin e portierit Samir Handanoviç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"