Inspektor policie, ish-asistent VAR-i dhe gjykoi finalen e Interit. Ja cili arbitër do të drejtojë sfidën Maqedoni e Veriut-Kosovë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2020 | 15:09

Inspektor policie, ish-asistent VAR-i dhe gjykoi finalen e Interit. Ja cili arbitër do të drejtojë sfidën Maqedoni e Veriut-Kosovë

“Beteja” e Kosovës ndaj Maqedonisë së Veriut për të vazhduar drejt realizimit të ëndrrës së pjesëmarrjes në EURO 2021 do të arbitrohet gjyqtari holandez Dani Makeli, i cili ka vendosur drejtësinë në finalen e sezonit të fundit në Ligën e Europës Inter-Sevilja.
unnamed
Inspektori i policisë ka punuar prej pak vitesh si asistent i sistemit VAR në ndeshje, ndërsa tashmë ka rritur reputacionin si “bilbil” kryesor në fushë.

36-vjeçari ka qenë në 477 ndeshje gjatë karrierës. Ai debutoi si gjyqtar i kampionatit holandez në vitin 2009, ndërsa dy vite më vonë u gradua si arbitër i FIFA-s.

Në arenën europiane, Makeli ka arbitruar 22 ndeshje në Ligën e Kampioneve, 14 në Ligën e Europës, 9 takime ndërkombëtare, etj.

Kujtojmë që sfida Maqedoni e Veriut-Kosovë do të ketë  VAR.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"