Iniesta mbërrin në Japoni, pritje madhështore nga tifozët vendas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2018 | 16:21

Iniesta mbërrin në Japoni, pritje madhështore nga tifozët vendas

Andres Iniesta ka mbërritur në Japoni ku ka firmosur kontratë 3 vjeçare me klubin Visel Kobe. Spanjolli u largua nga Barcelona në moshën 34-vjeçare ku pati një karrierë të mrekullueshme. Tani ai ndodhet në Japoni ku është pritur në një mënyrë fantastike nga tifozët vendas.

398682_TS_18-07-18_4491737526_

Ishte një rrugë e gjatë deri këtu, por mezi po e pres këtë aventurë të re në Japoni, të njoh shokët e skuadrës e të luaj me ta. Unë shpresoj që fansat të argëtohen dhe ju premtoj se do të jap më të mirën e mundshme, duke u treguar atyre aftësitë e mia si futbollist. Dua të luaj sa më shpejt të jetë e mundur dhe deri të dielën do të jem në formën optimale”- ishin fjalët e para të Iniestas si lojtari i Visel Kobe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"