Iniciativa e Matës, 32 yjet dhurojnë 1% e rrogës për bamirësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 27, 2017 | 13:05

Iniciativa e Matës, 32 yjet dhurojnë 1% e rrogës për bamirësi

Festat dhe në veçanti Krishtlindjet janë koha për të shpërndarë shumë dashuri për ata që janë në nevojë dhe Huan Mata është pikërisht nga ata që spikat në këtë fushë, duke ndërmarrë për vitin 2017 një iniciativë për t’u lavdëruar.

Mata

Asi i Mançester Junajtid iu bashkua fondit të bamirësisë “Common Goal”, një lloj skeme donacioni që ftonte të gjithë njerëzit e këtij profesioni që të dhuronin 1% të rrogës së tyre për bamirësi.

Krijuesi i saj është Jurgen Grisbek, i cili drejton gjithashtu “Street Football World”, një organizatë, e cila mbështet më shumë se 120 shoqata bamirëse në botën e futbollit, por spanjolli ka meritën se bindi kolegët e tij që t’i bashkohen kësaj skeme.

48051c2148c845019b18be36fa166374

Më poshtë janë edhe 33 emrat e njohur të botës së futbollit që kanë vendosur deri tani të dhurojnë 1% të rrogës së tyre që prej muajit gusht.

Renditja

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"