Infermieria e tejmbushur, ja si mund të rreshtohet Juventusi përballë Totenhemit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2018 | 15:22

Infermieria e tejmbushur, ja si mund të rreshtohet Juventusi përballë Totenhemit

 

Dëmtimet e shumta mund ta bëjnë trajnerin e Juventusit, Maks Alegri, që të eksperimentojë me zgjedhjet e tij në një sfidë kaq të rëndësishme si ajo e sotmja ndaj Totenhemit.

alegri

Në ndeshjen që do të luhet sot në Torino, Alegrit u duhet të bëjë pa praninë e Barazlit dhe Hëvedes në mbrojtje, Matuidi në mesfushë dhe Dibala e Kuadrado në sulm.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, Alegri në stërvitjen e mëngjesit në ditën e sotme ka eksperimentuar me formacionin 4-2-3-1. Sulmi pritet të përbëhet nga Higuain, Maxhukic, Dagllas Kosta dhe Bernardeski. Në mesfushë pritet të luajnë Khedira dhe Pjanic, ndërsa në mbrojtje Alegri ka ende dilema.

DV67ZKaVAAA0d2q

Më poshtë formacioni më i mudshëm i Juventusit për sfidën e sotme.

Juventus (4-2-3-1): Buffon; De Sciglio, Benatia, Chiellini, Alex Sandro; Khedira, Pjanic; Bernardeschi, Mandzukic, Douglas Costa; Higuain.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"