Infermieria bosh te Partizani, Hoxha bashkohet me grupin. Braziliani Lukas tregon si arrihet fanela e titullarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2018 | 22:48

Infermieria bosh te Partizani, Hoxha bashkohet me grupin. Braziliani Lukas tregon si arrihet fanela e titullarit

BRAZILIANI – Lukas Kardozo iu bashkua Partizanit në janar, por iu desh kohë që të bëhej titullar. Fillimisht ndikoi përgatitja fizike, si dhe konkurrenca në ekip. Braziliani, në postimet e tij në rrjete sociale, ka treguar se është një besimtar i devotshëm, i krishterë, dhe gjithnjë falënderon Perëndinë për arritjet. Në postimin e fundit në profilin e tij, Lukas ka lënë të kuptohet sesi ka arritur të fitojë vendin si titullar, gjë të cilën ia faturon punës. “Duhet të djersish fanellën për të arritur atë që dëshiron, ajo kurrë nuk do të jetë e kotë. Vetëm kështu dhe me përulësi e besim mund të arrish atë që kërkon”. Ky është statusi i fundit i brazilianit, që ka shënuar në dy javët e fundit për “demat”.

partizanii

SITUATA – Në seancën e së mërkurës mungoi portieri Alban Hoxha, që kishte marrë leje nga klubi. Por “gardiani” ka qenë dje i pranishëm në stërvitje dhe është përgatitur normalisht me grupin. Nëse në javën e shkuar pati probleme lëndimesh në ekip, aktualisht infermieria është bosh dhe të gjithë lojtarët ndihen të gatshëm për transfertën e Kukësit. Bardhi dhe Kalari janë lojtarët e fundit që janë kthyer nga dëmtimi, ndaj stafi ka alternativa të shumta për të përzgjedhur. Për sot është planifikuar një seancë stërvitore, e cila do të zhvillohet paradite në Kamzë. Ndërsa pasdite, ekipi do të niset drejt Kukësit, ku edhe do të akomodohet në një nga hotelet e qytetit, një natë para ndeshjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"