Infektimi me “COVID”, Klop: Dasma e vëllait moment special, do sqarohem privatisht me Salahun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2020 | 11:39

Infektimi me “COVID”, Klop: Dasma e vëllait moment special, do sqarohem privatisht me Salahun

Jyrgen Klop refuzoi që ta kritikojë sulmuesin e tij Mohamed Salah, i infektuar me Koronavirus pasi mori pjesë në dasmën e vëllait të tij në Egjipt gjatë grumbullimin me kombëtaren. Trajneri i Liverpulit, tha përpara ndeshjes së nesërme kundër Lestërit, se ai nuk mund ta pengonte lojtarin e tij që të shkonte në dasmën e vëllait, ndërsa tashmë sulmuesi është rikthyer në Liverpul me një avion privat.

klop mane salah

“Jam në kontakt të vazhdueshëm me të. Ai ndihet mirë dhe nuk ka simptoma. Nuk kam për të thënë asgjë publikisht për dasmën. Unë gjatë verës isha në Gjermani. Një shoku im spostoi festën e tij vetëm për mua. Do merrnin pjesë 50 vetë dhe në minutën e fundit unë vendosa që të mos shkoj. Në Gjermani lejohej në atë kohë. Por në vende të tjera ka më shumë presion social dhe dasma e vëllait është një moment shumë special. Unë duhet ta them se të gjithë lojtarët e mi janë shumë të disiplinuar. Ata e dinë situatën, por ndonjëherë nuk funksionon gjithnjë kështu. Pjesa tjetër është mes Salah dhe meje”, tha tekniku në konferencë.

MUNGESAT – Por përveç Salahut, “Reds”-at do të kenë mungesa të mëdha ndaj kryesuesve të Premier Ligës në takimin e nesërm. Në mbrojtje, Van Dajk dhe Xho Gomez rrezikojnë që të mos luajnë më këtë sezon, Robertson është në dyshim, Henderson dhe Trent-Aleksander Arnold janë gjithashtu jashtë, ndërsa i pyetur për situatën e Tiago Alkantarës, Fabinjos dhe Çembërleinit, tekniku gjerman tha: “Fabinjo dhe Tiago janë në rrugë të mbarë. Çembërlein është në rrugë të mirë. Janë më pranë rikthimit, por duhet të shohim nëse do të jenë mjaftueshëm afër për ndeshjen e kësaj fundjave”.

LIVERPUL

Dhe në një pyetje personale nga Xhemi Redknap, gjatë një interviste të gjatë për “Daily Mail” këtë të premte, se cili është sekreti i suksesit të tij si trajner, ish-tekniku i Dortmundit i tregoi: “Sepse unë kam mundur të bëj bashkë njerëz të mirë. Më pëlqen të dëgjoj. Më pëlqen të jem i interesuar. Jam shumë i mirë për t’i përmirësuar lojtarët. Kjo nuk më bën një trajner të shkëlqyer, por më bëri trajnerin që jam sot. Kjo është rruga. Vetëm në këtë mënyrë kuptoj unë. Unë jam i mirë në disa gjëra, por në të gjitha gjërat e tjera, burra dhe gratë që punojnë me mua janë më të zotë dhe unë jam mjaftueshëm i mençur sa të marr për bazë këshillat e tyre”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"