“Industrial, industrial… o fitore o skandal…”, si u transformua Laçi në superfuqi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2021 | 23:02

“Industrial, industrial… o fitore o skandal…”, si u transformua Laçi në superfuqi

“Industrial… Industrial… o fitore o skandal”… Kjo ishte një nga thirrjet e famshme që dëgjonin ata që shkonin të luanin në Laç vite më parë. Ishte periudha kur klubi kurbinas luante në kategoritë inferiore dhe më shumë se sa për futbollin shpesh shquhej edhe për bëmat që vinin nga jashtë fushës…

Laci Musta

Po sot si është Laçi? Kryeson Superioren për herë të parë në historinë e tij, është në garë plotësisht edhe për Kupën e Shqipërisë dhe shkëlqen edhe me ekipin U-21, teksa renditet i dyti me 35 pikë, 4 larg Bylisit kryesues. Po flasim për një klub që është themeluar në vitin 1960 dhe fillimisht u quajt Industrial. Deri një dekadë më parë endej kryesisht në Kategoritë Inferiore, por në 10 vitet e fundit ka bërë gjëra realisht të rëndësishme.

Ka fituar 2 herë Kupën e Shqipërisë (2012–‘13, 2014–‘15) dhe një Superkupë (2015). Në dekadën e fundit ka marrë pjesë 7 herë në Kupat e Europës dhe aktualisht ka në gjirin e saj “Këpucën e Artë” në fuqi, Kirian Nuabueze. Sot Laçi luan futbollin më të bukur dhe më me ritëm në Superiore. Ekipi u ndërtua nga Cungu gjatë verës, ndërsa me ardhjen e Duros skuadra u konsolidua akoma më shumë. Xhixha, Lushkja, Selmani, Shehu, Obanor dhe Sherri janë lojtarë që mund të sjellin të ardhura të konsiderueshme në të ardhmen, sepse janë të rinj dhe ndër më të spikaturit në kampionatin tonë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"