Indrit Çullhaj, xhudisti më i miri i vitit 2019

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 29, 2019 | 16:07

Indrit Çullhaj, xhudisti më i miri i vitit 2019

Me përfundimin e vitit, për të gjitha federatat sportive është kohë bilancesh për garat dhe rezultatet sportive të arritura gjatë sezonit.

Zagreb, Croatia, July 26 - Indrit Cullhaj (ALB) - Grand Prix Zagreb 2019 (Photo © by Klaus Mueller. All rights reserved. Including image always credited to Klaus Mueller)

Dje në ambientet e Parkut Olimpik në kryeqytet, Federata Shqiptare e Xhudos zhvilloi asamblenë e saj vjetore, ku analizuan të gjitha aktivitetet e vitit 2019 si dhe shtruan objektivat për vitin 2020, që do të jetë një vit tepër i rëndësishëm, pasi siç dihet, në verë do të mbahen edhe Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Në analizën e djeshme të xhudos morën pjesë të gjithë anëtarët ku u mbajt raporti i aktiviteteve nga zv.presidenti i kësaj federate Dashamir Xhixho. Federata Shqiptare e Xhudos njofton se në këtë mbledhje u miratua kalendari i aktiviteteve sportive për vitin 2020. U vlerësua edhe sportisti më i mirë i vitit, çmim të cilin e fitoi kampioni i Ballkanit, Indrit Çullhaj. Gjithashtu u vlerësuan me diploma mirënjohjeje Jon Vrenozi dhe Mikea Golloshi, për rezultate të mira sportive.

Në këtë aktivitet, xhudo nderoi me diplomë mirënjohjeje edhe Bashkim Mërtirin. Në një postim në faqen zyrtare në rrjetet sociale, Federata Shqiptare e Xhudos deklaron se objektivi kryesor për vitin 2020 do të jetë pjesëmarrja në olimpiadë si dhe rritja e zhvillimi i këtij sporti edhe për femra.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"