Incidenti/ Tërbohet serbi Jakovljeviç, loja ndërpritet dy minuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2018 | 16:00

Incidenti/ Tërbohet serbi Jakovljeviç, loja ndërpritet dy minuta

Në minutën e 36-të të takimit Kamza-Luftëtari, mbrojtësi serb i gjirokastritëve, Ivan Jakovljeviç, u tërbua pas një debati që pati me mesfushorin Xhuljo Mehmeti. Fillimisht lojtarët u përplasën në fushë pas një ndërhyrjeje të mbrojtësit. Mehmeti i Kamzës i ka kërkuar llogari, ndërsa Jakovljeviç është tensionuar jashtë mase, edhe pse loja ishte në vijim. Gjyqtari Jorgji ndërpreu ndeshjen dhe u desh dy minuta që palët të sqaroheshin.

Kamza

“Panorama Sport” kontaktoi me dy futbollistët pas ndeshjes, të cilët dhanë versionin e tyre. “Më ofendoi, nuk ishte ndërhyrje që mund të ndëshkohesha. Më shau dhe më kapi nga duart. Nuk mund të toleroja”, ka thënë Jakovljeviç i Luftëtarit, i cili përveç pasaportës serbe, ka edhe atë kosovare, pasi ka lindur në Mitrovicë. Ndërsa Mehmeti u shpreh:

“Më ndërhyri keq nga mbrapa. I thashë që të mos më ndërhynte kaq ashpër, pasi rrezikoja të dëmtohesha rëndë. Vetëm kaq, asnjë ofendim. Nuk e di sepse ai u bë nervoz kaq shumë, ndërkohë që isha unë ai që duhej të nervozohesha”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"