Incidenti/ Siti u “gjymtua” brenda dhe jashtë fushe, tifozët e Liverpulit “masakruan” autobusin (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2018 | 9:07

Incidenti/ Siti u “gjymtua” brenda dhe jashtë fushe, tifozët e Liverpulit “masakruan” autobusin (Video)

Pritja e parashikuar armiqësore e tifozëve të Liverpulit për rivalët e tyre nga Mançesteri ndodhi gjatë rrugës së autobusit të “qytetarëve” drejt “Anfield Road”, pavarësisht se organizatorët ndryshuan itinerarin e lëvizjes së tij për të shmangur incidentet.

NU2Rq9cb

Tifozët e “reds”-ave goditën me shishe, kanaçe dhe fishekzjarrë autobusin e miqve, duke shkaktuar dëme materiale (thyen xhamin e parë), por fatmirësisht asnjë lëndim të lojtarëve dhe stafit. “Nuk e kuptoj përse ndodhi dhe ne u përpoqëm ta shmangim këtë situatë. Duhet t’iu themi: ‘Na falni’!” deklaroi trajneri Jurgen Klop.

4xl3MoFG

“Faleminderit Jyrgenit. Nuk e prisnim këtë pas asaj që ndodhi në Dortmund. Lojtarëve nuk u ndodhi asgjë”, ishte përgjigjja e Guardiolës. Pas ndjesës zyrtare të klubit të kuq, Siti kërkoi një autobus të ri për t’u larguar nga stadiumi, ndërkohë që UEFA njoftoi nisjen e hetimeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"