Incidenti në Përmet, protestojnë edhe tifozet femra: Arbitri donte një…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2017 | 14:24

Incidenti në Përmet, protestojnë edhe tifozet femra: Arbitri donte një…

Gjatë protestës së djeshme paqësore të qytetarëve të Këlcyrës binte në sy edhe prania e disa femrave. Elda Bajrami, e cila ishte të dielën në stadium për të mbështetur Këlcyrën, në një prononcim për gazetën tha:

Dhuna

“Ishim në stadium së bashku 10-15 vajza dhe gra, të cilat ndiqnim vëllezërit, nipërit apo të dashurit tanë dhe që në fillim u pa një gjykim i njëanshëm. Kulmi arriti në dhënien e penalltisë. Gjykimi i tij ishte i turpshëm dhe provokoi vetë deri në atë pikë që po luante me djersën dhe ndjenjat e një skuadre.

Protesta

Po të isha në fushë, do t’ia rezervoja një pëllëmbë”. Ndërsa, Dorina Nasi tha: “Nuk u zhvillua një ndeshje normale dhe kjo për faj të gjyqtarit. FSHF të marrë masa”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"