Incidenti në konferencën për shtyp, gazetari ukrainas pyet Ujkanin: Më falni, ju cili lojtar jeni?!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2017 | 13:07

Incidenti në konferencën për shtyp, gazetari ukrainas pyet Ujkanin: Më falni, ju cili lojtar jeni?!

Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani, e di se nuk do të jetë aspak e lehtë ndeshja e sotme me Ukrainën. Portieri kosovar e di shumë mirë se përballja e sotme në “Loro Boriçi” do të jetë një “ferr” përballë një kundërshtari, që kërkon medoemos pikët pasi beson te kualifikimi në Botëror.

Bunjaki dhe Ujkani

UJKANI – “Për ne është e rëndësishme këtu ku jemi dhe që tashmë jemi pranuar dhe mund t’i luajmë këto ndeshje eliminatore. Kemi vuajtur shumë për të arritur këtu ku jemi. E dimë se nuk do të jetë e lehtë nesër sepse përballemi me një skuadër të fortë pothuajse në gjitha pozicionet, të cilët bëjnë gjithashtu lojë të mirë.

 

Por, ne do të mundohemi si gjithmonë të bëjmë lojën tonë dhe shpresojmë që sa më shpejt të arrijmë te fitoja historike dhe kjo sigurisht që do të shkojë për trajnerin”, tha Ujkani fillimisht në konferencën e djeshme.

Ujkani dhe Bunjaki

Portieri kosovar ka vazhduar më tej: “E dimë që është një ndeshje shumë e vështirë sepse ekipi që do kemi përballë, kërkon pikët pasi synon kualifikimin në Kampionatin Botëror. Megjithatë, për ne do të jetë ndeshja e fundit që luajmë si pritës në këtë fazë eliminatoresh.

Do të bëjmë gjithçka për të marrë rezultat pozitiv. Më pas, luajmë takimin e fundit në Islandë ku synojmë edhe aty që të bëjmë një paraqitje të mirë. Megjithatë, për momentin, e rëndë- sishme është ndeshja ndaj Ukrainës.

Do të bëjmë gjithçka për të marrë një rezultat pozitiv, duke parë edhe mbështetjen e jashtëzakonshme të tifozëve që kemi pasur në këtë fazë eliminatoresh. Ata nuk na kanë braktisur për asnjë moment duke na qëndruar pranë”, deklaroi Ujkani në konferencën e djeshme për shtyp përpara takimit të sotëm.

INCIDENTI – Dhe pasi iu përgjigj pyetjeve, në fund u befasua nga një pyetje që erdhi nga një prej gazetarëve ukrainas: “”. “Unë jam Samir Ujkani”, ishte përgjigjja që shqipëroi gjithë mërzi kapiteni i Kosovës. Megjithatë, ishte një moment që kaloi shpejt.

Ujkani

HALIMI – Ndërkaq, dje, Besar Halimi nuk është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës. Në stërvitjen që u zhvillua në “Loro Borici”, talenti i ri i Kosovës u stërvit i veçuar nga pjesa tjetër. Afër lojtarit qëndroi për pak edhe trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki, për t’u konsultuar për gjendjen e tij.

Halimi

Megjithatë, fjalën e fundit do ta kenë mjekët, nëse duhet të luajë sot apo nuk duhet rrezikuar me futjen në lojë të 22-vjeçarit. Halimi që po shkëlqen me Brondby, nëse nuk luan sot, pritet të jetë plotësisht i gatshëm për ndeshjen me Islandën që do të zhvillohet të hënën

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"