Incidenti me zëvendësimin, ja si Nedved “zbuti” Kristiano Ronaldon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2019 | 17:12

Incidenti me zëvendësimin, ja si Nedved “zbuti” Kristiano Ronaldon

Kristiano Ronaldo u dha fund polemi kave për zëvendësimin e tij në Juventus-Milan pasi preu biletën e Portugalisë në “Euro 2020”. Por në të vërtetë, pakënaqësitë e tij me zëvendësimin e Sarrit në ndeshjen e fundit në kampionat ishin sheshuar shumë ditë më herët. Meritë e një telefonate mes dy “Topave të Artë”. 

Nedved Ronaldo

Sipas informacioneve nga Portugalia, ndërsa kampioni juventin ishte në grumbullim me kampionët e Europës, mori një telefonatë nga zëvendëspresidenti bardhezi Pavel Nedved. Një telefonatë që u vlerësua shumë nga sulmuesi 34-vjeçar, i cili ka një raport të shkëlqyer me ish-kampionin çek. Më shumë sesa një përballje, ishte një bisedë e përzemërt mes dy personave që pavarësisht se kanë role të ndryshme, kanë të njëjtin vizion për futbollin dhe se si duhet jetuar ky profesion.

Nedved, si futbollist ishte një maniak dhe fanatik njësoj si CR7 dhe për këtë e kupton më mirë se kushdo në ambientin bardhezi reagimin e tij. Kristiano rihyri dje në “Continassa” përpara se të nxirrte për një darkë shokët e skuadrës. Ai pati edhe një takim me trajnerin Sarri për t’i konfirmuar njëri-tjetrit se nuk kanë asnjë problem mes tyre.

Ish-ylli i Realit të Madridit u stërvit së bashku me grupin e shokëve të skuadrës së rikthyer nga detyrimet me kombëtaret, duke nisur përgatitjet për sfidën e së shtunës në Bergamo kundër Atalantës.

A u kërkoi ai falje shokëve? Vështirë ta thuash, duke njohur krenarinë e CR7- ës, por kjo darkë e famshme që ai vendosi të qerasë shokët, është një lloj “mea culpa” dhe premtim se nuk do të ketë më reagime të nxituara nga nervozizmi i momentit. Pastaj do të ketë një sqarim në dhomat e zhveshjes, siç kujtoi kapiteni Bonuçi: në këtë rast duhet folur, për t’u rinisur.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"