Incidenti me urinë në kroçeren luksoze, “arratisen” gratë e futbollistëve të Anglisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2022 | 20:30

Incidenti me urinë në kroçeren luksoze, “arratisen” gratë e futbollistëve të Anglisë

Partneret e Xhek Grilish dhe Herri Meguajër janë larguar nga kroçerja ku po qëndronin gratë e futbollistëve të Anglisë.

0_MAIN_HARRY

Shkak për këtë vendim, është bërë një incident i shëmtuar. Sasha Atud dhe Fern Hakins kanë parë dikë duke urinuar aty dhe për këtë arsye nuk kanë preferuar të qëndrojnë.

“Daily Mail” raporton se përveç atyre, më pas janë larguar të gjitha gratë e futbollistëve anglizë për tu zhvendosur në një hotel.

Kujtojmë që ekipi anglez vendosi që të gjithë familjarët dhe të afërmit e lojtarëve të qëndrojnë në një anije luksoze 75 metra e lartë dhe me një kapacitet prej 7000 pasagjerësh të ankoruar në portet e kryeqytetit të Katarit, Doha.

Kjo u bë për qëllim që ata të shmangin mundësinë e infektimit me koronavirus si dhe të evitojnë problemet ligjore për konsumimin e alkoolit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"