Incidenti me Lilën, shpërthen Xhevahir Sukaj: Po instalojnë diktaturën, kjo është luftë klasash

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2020 | 20:15

Incidenti me Lilën, shpërthen Xhevahir Sukaj: Po instalojnë diktaturën, kjo është luftë klasash

Një incident aspak i hijshëm ndodhi me ish-futbollistin e Kombëtares, Andi Lila, i cili u përzu nga “Fusha e Vjetër” e qytetit të Kavajës, teksa po jepte një intervistë për Neës24, për arsye politike.

Andi-Lila-2-1

Të shumta kanë qenë reagimet në lidhje me këtë ngjarje, teksa së fundmi ka shpërthyer edhe ish-sulmuesi i shkodran Xhevahir Sukaj, i cili nëpërmjet një postimi në “Instagram”, e ka quajtur këtë incident luftë klasash.


REAGIMI I SUKAJT:

Sot jo vetem ne futbollistet, FSHF por te gjithe sportistet, artistet, Ministria e Arsimit dhe Sportit, deputeti Fidel Ylli dhe cdo njeri qe e do me shpirte kete vend duhet te jete me Andi Lilen dhe te reagoj per kete ngjarje te shemtuar.

Kjo nuk ka te beje me Andin por me secilin prej nesh , pasi ne vitin 2020 eshte e turpshme qe te pengojne te flasesh per arsyje politike.

Sukaj

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"