Incidenti i turpshëm, trajneri i Tomorit tenton të godasë gazetarin në krye të detyrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 26, 2020 | 23:49

Incidenti i turpshëm, trajneri i Tomorit tenton të godasë gazetarin në krye të detyrës

Një ngjarje e shëmtuar ndodhi në mbyllje të miqësores Tomori- Apolonia. Në një kohë që gazetari i “Panorama Sport” i drejtohet Bledar Sinellës për t’i marrë deklaratën e zakonshme, ai jo vetëm që ka refuzuar, por ka kaluar në një sulm verbal.

Sinella Tomori

Trajneri i beratasve i ka kërkuar llogari Edi Spahiut për shkrimin e bërë rreth financave të klubit (në këtë rast i referohet një deklarate të bërë prej Bledar Durës, ish-portier i Tomorit). Ai shkon edhe më tej, duke kërcënuar dhe tenton të godasë gazetarin në krye të detyrës në tri raste, por që është frenuar nga ndërhyrja e zv.trajnerit Iken Droboniku.

Trajneri i parë i Tomorit është pasqyrë e gjithë sportit në Berat dhe përveçse profesionist në pankinë, duhet të jetë korrekt në raport edhe me mediat. Por, kur një trajner guxon që të ofendojë dhe kërcënojë një gazetar se përse ai shkuan për financat e klubit, kjo kalon çdo masë.

Nuk mundet assesi që Sinella të bëjë avokatin e bashkisë, në një kohë që detyra e tij është të bëjë trajnerin. Ky incident është i turpshëm dhe nuk përfaqëson aspak futbollin beratas në tërësi dhe klubin në veçanti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"