Incident i rëndë/ Tifozi hyn në fushën e tenisit dhe i vë flakën vetes (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2022 | 21:24

Incident i rëndë/ Tifozi hyn në fushën e tenisit dhe i vë flakën vetes (VIDEO)

Një incident i rëndë u regjistrua në “O2 Arena” të Londrës, ku po zhvillohet turneu i tenisit që sheh edhe lamtumirën e gjigandit të këtij sporti, zvicerianit Roger Federer.

rehr-770x394

Një tifoz është futur në fushën e tenisit dhe i ka vënë zjarrin krahut pak para se Federer të zhvillonte ndeshjen e tij të fundit në 02.

20-vjeçar, i quajtur Kai, i cili ndërpreu setin e dytë të ndeshjes tek meshkujt midis Stefanos Tsitsipas dhe Schëartzman, është anëtar i grupit “End UK Private Jets”, i cili pretendon se ’emetimet e karbonit në 2022 janë gjenocid’.

Ai i vuri flakën krahut të tij dhe dukej që po përjetonte dhimbje të mëdha ndërsa flakët i përhapeshin në të gjithë krahun. Pas pak minutash, ai fërkoi krahun e tij për të shuar flakët ndërsa ishte ulur në fushën e tenisit, ndërkohë që sigurimi nxitoi për ta kapur, duke e tërhequr përfundimisht zvarrë.

Ndërkohë, legjenda e tenisit, Federer, zbuloi në fillim të këtij muaji se turneu i Londrës, “Laver Cup”, do të ishte kompeticioni i fundit i karrierës së tij, pasi kishte luftuar me një sërë lëndimesh vitet e fundit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"