Inaugurimi ndaj Francës, stadiumi i ri me numër rekord tifozësh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2019 | 17:17

Inaugurimi ndaj Francës, stadiumi i ri me numër rekord tifozësh

Rreth 22 mijë tifozë ishin të pranishëm dje në stadiumin “Air Albania”, teksa zyrtarisht kapaciteti i impiantit është 21.700 vende të ulura. 

stadiumi arena kombetare tifozet

Shqipëri-Francë ishte ndeshja që përkoi me inaugurimin e stadiumit që deri tri vite më parë njihej nga të gjithë si “Qemal Stafa”. Të gjitha biletat ishin shitur nga FSHF-ja, ndërsa kjo ndeshje e Kombëtares shënoi edhe një histori të re, pasi për herë të parë tifozët u futën në tribunat që mbajnë emrat “Qemal Stafa”, “Panajot Pano”, “Fatmir Frashëri” dhe Vasillaq Zëri”.

Akustika ishte e jashtëzakonshme, duke krijuar një atmosferë të paparë dhe për këtë një meritë të madhe ka pa dyshim grupimi i njohur “Tifozat Kuq e Zi”. Zhgënjimi i vetëm nga dje ishte se inaugurimi përkoi me humbje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"