Inaugurimi i stadiumit është në dorë të një greku, Kukësi mbetet në pritje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 6, 2022 | 23:38

Inaugurimi i stadiumit është në dorë të një greku, Kukësi mbetet në pritje

Në kampin e Kukësit mezi po presin që skuadra të rikthehet në verilindje për të luajtur në shtëpinë e saj, që i mungon prej tri sezonesh. Stadiumi i ri ka përfunduar, por pengesë për rikthimin e shpejtë është bërë tapeti i fushës, i cili kërkon kohën e duhur për të qenë gati.

KUKESI ARENA

Se kur do të jetë 100% gati stadiumi “Kukësi Arena” për të pritur të besuarit e trajnerit Diego Longo në shtëpi është në dorë të një specialisti grek. FSHF-ja është përgjegjësja kryesore për kolaudimin e terreneve të reja dhe për këtë qeveria e futbollit është lidhur me një kompani greke të specializuar në këtë fushë. Më 10 janar pritet që specialisti grek të inspektojë sërish fushën e stadiumit të Kukësit dhe më pas do të vendoset se kur mund të luajë ekipi në shtëpi.

Të njëjtën përgjigje si Kukësi pret edhe Teuta, pasi e ka ndërruar fushën e stadiumit “Niko Dovana”. Edhe për ndeshjen e radhës me Dinamon nuk pritet që Kukësi të luajë në shtëpi, pasi kjo sfidë është parashikuar të luhet në mes të këtij muaji në “Elbasan Arena”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"