Imobile “ndez” ndeshjen me Juventusin: Garë me Ronaldon? Mua më pëlqejnë sfidat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2018 | 11:07

Imobile “ndez” ndeshjen me Juventusin: Garë me Ronaldon? Mua më pëlqejnë sfidat

Sot do të zhvillohet ndeshja midis Lacios dhe Juventusit e vlefshme për javën e dytë të Seria A. Ndërkohë për ta ndezur akoma edhe më shumë këtë sfidë ka menduar sulmuesi i lacialëve Çiro Imobile.

Immobile

“Në momentin që kalimi i Kristiano Ronaldos te Juventus u zyrtarizua, unë mendova: falë Zotit isha në kohë për të fituar ‘këpucën e artë’ në sezonin e kaluar. Do të jetë e vështirë ta mposhtësh atë në fushën e lojës dhe në garën për trofeun e golashënuesit më të mirë, por mua më pëlqejnë sfidat e vështira. Ronaldo e ka fituar shpesh këtë çmim dhe do të përpiqet të përsëritet në Itali”.shprehet Imobile.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"