“Imobile ndër më të mirët”, Hysaj: Nuk ka ndryshim mes Reina dhe Strakoshës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2021 | 21:51

“Imobile ndër më të mirët”, Hysaj: Nuk ka ndryshim mes Reina dhe Strakoshës

Në prag të ndeshjes kundër Gallatasarait ka folur mbrojtësi i Lacios, Elseid Hysaj. Shqiptari foli rreth pozicionit të tij në fushë, por nuk la pa përmendur dhe Strakoshën.

hysaj

Pozicioni në fushë

“Në të djathë luaj më mirë sepse e kam më të lehtë. Mund të luajë dhe në qendër, nuk është pozicioni im por përpiqem gjithmonë që të jap më të mirën.”

Reina apo Strakosha në portë?

“Nuk ka ndryshim, të dy janë portierë shumë të mirë. Njëri ka më shumë eksperiencë dhe tjetri ka kohë për tu përmirësuar”.

Imobile

“Për mua është ndër sulmuesit më të mirë në qarkullim. E dalloj çdo ditë kur stërvitem me të.”

Lacio do të luajë kundër Gallatasarait në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Europa League.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"