Imobile: Është momenti më i bukur i karrierës time, i shkova pranë disa vite më parë por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shtator 23, 2020 | 15:27


Imobile: Është momenti më i bukur i karrierës time, i shkova pranë disa vite më parë por…

Sulmuesi i Lacios, Çiro Imobile tregon se realizoi një ëndërr personale kur mori çmimin e “Këpucës së Artë”. Imobile shënoi 36 gola sezonin e kaluar dhe ndihmoi Lacion të rënditej në vendin e katërt duke u kualifikaur në Champions për herë të parë pas 13 vitesh.

imobile savic

“Këpuca e artë ishte qëllimi im, një ëndërr personale. I shkova shumë pranë disa vite më parë, por për shkak të një dëmtimi e humba mundësinë time. Këtë vit, Covidi u përpoq të më ndalte por e dija se shokët e mi do më ndihmonin në çdo mënyrë. Është momenti më i paharrueshëm në karrierën time individuale. Ky është momenti më i bukur i karrierës time.

Kombëtarja është ëndërra e çdokujt dhe kur veshë atë fanellë duhet të shijosh të gjitha emocionet që të jep. Të veshësh ngjyrat e kombit tënd është krenari”, tha Imobile për radio “Esercito”.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com