Imobile-De Vraj dhe Ikardi-Rafinja, sfida e “Olimpicos” luhet me 4 asa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2018 | 10:43

Imobile-De Vraj dhe Ikardi-Rafinja, sfida e “Olimpicos” luhet me 4 asa

Dhjetë muaj më parë hidhej shorti i këtij sezoni për Serinë A dhe shumë tifozë, kur panë që në javën e fundit luhej Lacio – Inter, menduan menjëherë “5 majin” e famshëm. Data shënon 20 maj, por llogaritë janë pak a shumë ato të 16 viteve më parë me Interin që kërkon një fitore, e cila këtë herë do të përkonte me rikthimin në Ligën e Kampioneve. “Champions” luhet me asa, të cilët në dy ekipet e sotme janë Rafinja e Ikardi nga njëra anë, Imobile e De Vraj në tjetrën.

lacio inter
TRURI- I ardhur në janar, brenda pak muajsh Rafinja është vendosur në qendër të sukseseve të këtij Interi, ndaj meriton epitetin “AS”. Ish-katalanasi, megjithëse i huazuar, po jep gjithçka për kauzën zikaltër. Ai shpreson qëndrimin dhe një fitore sot do ta bënte edhe më të mundshme dëshirën e tij, pavar- ësisht se Barcelona mund të ketë ndryshuar mendim pas admirimit të Rafinjës interist.

inter lacio
DILEMA HOLANDEZE– Një tjetër as është Stefan De Vraj. Holandezi ka cilësitë e lojtarit të madh dhe provën e forcës do t’i duhet ta japë sot. Presioni, ego, objektivat janë faktorët që mund të ndikojnë te paraqitja e 26- vjeçarit, i cili pikërisht sot do të vendosë fatin e skuadrës së tashme dhe asaj të së ardhmes, me të gjitha pasojat që do të sjellë rezultati i “Olimpico”-s.

BOMBERËT– Ajo mes Çiro Imobiles dhe Mauro Ikardit do të jetë një sfidë brenda sfidës. Laciali udhëheq klasifikimin e golashënuesve me 29 gola dhe ndjekë- si më i afërt është argjentinasi me një rrjetë më pak. Secili prej tyre do të hiqte dorë nga lavdia personale për hir të asaj ekipore, ndaj sot më shumë se renditja e bomberëve, për ta kanë vlerë tri pikët.

Sulmuesit bardhekaltër do t’i mjaftonte edhe barazimi, ndaj goli i tij nuk është domosdoshmërisht një kusht. Ikardi nga ana tjetër nuk ka rrugëzgjidhje. Interit të tij i duhet patjetër një sukses dhe shifrat flasin qartë me zikaltrit, që sa herë kapiteni gjen rrjetën, shpesh skuadra fiton. Statistikat flasin për një Ikardi që nuk i ka shënuar kurrë Lacios në “Olimpico”, por kot nuk thonë: Ka gjithnjë një herë të parë…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"