Imami, “xhol” i Kukësit: S’i trembemi Skënderbeut, tentojmë fitoren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2017 | 19:27

Imami, “xhol” i Kukësit: S’i trembemi Skënderbeut, tentojmë fitoren

Kukësi është i për bërë nga dy kate gori lojtarësh, nga atë të shumëpaguar dhe ardhur me bujë të madhe dhe nga ata që puna nuk iu duket, por janë shumë të rëndësishëm për ekipin. Një prej këtyre të fundit është Eni Imami, i cili ka bërë një ecuri mjaft të mirë personale, me plot 12 takime të luajtura nga dymbëdhjetë javë kampionat, nga të cilat 9 herë si titullarë. 24-vjeçari është përdorur si “xhol” nga trajneri Milinkovic, i cili ka luajtur të paktën në tri role.

Në një intervistë për “Panorama Sport”, Imami flet për situatën e Kukësit, për ndeshjen me Skënderbeun, të cilëve nuk iu trembet. Kukësi shkon më Korçë për tri pikët, por dhe barazimi nuk është rezultat i keq për verilindorët, por synimi është vetëm fitorja.

eni imami

Kukësi nuk ka pasur një ecuri shumë të mirë javët e fundit. Çfarë ka ndikuar?

Është një ecuri jo e mirë, për faktin se ekipi u ndryshua shumë nga ai i një viti më parë dhe lojtarët e rinj, por edhe ne, që ishim pjesë e ekipit, e kishim pak të vështirë të përshtateshim me njeri-tjetrin si dhe të adaptoheshim me idetë e trajnerit, që po ashtu, ishte i ri për të gjithë ne.

Pas humbjes me Partizanin, skuadra sikur u fut në kaos…

Ishte një humbje që na la shije të hidhur dhe janë pikë që mbase në fund do t’i “qajmë”, por u mblodhëm të gjithë bashkë dhe ishim në një mendje, që në Laç nuk dilnim pa tri pikë, madje do të linim këmbët në fushë, dhe ashtu ndodhi.

Çfarë ndodhi në takimin ndaj Laçit, u gjendët përballë një agresioni të madh?

E dinim vështirësinë e asaj ndeshjeje dhe ishim të karikuar 200%, sidomos dhe mbas humbjes një javë më parë, pastaj ishte ndeshje normale për një derbi, kështu ndodh në gjithë botën. Disa gjëra nuk duhet të ndodhnin, por tani nuk i kthejmë dot pas. Nuk duhet të ndodhin më në të ardhmen.

Ka më presion te Kukësi, apo është çliruar nga tri pikët e marra ndaj kurbinasve?

Ishte një fitore, që na dha qetësi dhe na dha mundësinë t’i afrohemi kryesuesve, pasi e dinim që dhe ata kishin ndeshje të vështirë për të luajtur.

Kukesi

Mos ndoshta fitorja ndaj Erzenit në Kupë ishte një sinjal për Skënderbeun?

Jo, nuk besoj se ndikohet Skënderbeu nga ky rezultat, thjesht ne bëmë detyrën tonë, hodhëm një hap të sigurt drejt turit tjetër, pasi dhe Kupa është prioritet për ne.

S’i trembeni rivalit të radhës në kampionat dhe a ju kënaq barazimi?

Aspak, është thjesht ndeshje futbolli, 90 minuta për t’u shijuar nga të gjithë. Ne do provojmë fitoren për të ngushtuar diferencën e pikëve, por dhe barazimi deri diku nuk është keq.

Mund ta konsiderojmë këtë ndeshje përcaktuese në garën për titull?

Janë dhe shumë ndeshje deri në fund, nuk më pëlqen kur fituesi supozohet që në dhjetor. Kjo është një ndeshje, në të cilën ne duhet të bëjmë më të mirën tonë të mundshme për të marrë atë çka na duhet. Kemi respekt për ta, por ne do tentojmë tri pikët.

Shpesh, trajneri Milinkovic ju ka përdorur si “xhol”, jeni i kënaqur me një gjë të tillë?

Unë luaj ku të mendoj trajneri që është më e mira për ekipin dhe mundohem që çdo ndeshje të jap më të mirën time, pavarësisht pozicionit në fushë.

Si ndihet Imami duke interpretuar të paktën tri pozicione të ndryshme?

Ndihem mirë, rëndësi ka të luaj, të ndihmoj ekipin, jam dhe me fat që kemi portierë të mirë, se atë rol nuk do e bëja dot (qesh).

SKERDILAID SULOZEQI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"