Imami debuton në të majtë, shikoni formacionin e mundshëm të Skënderbeut ndaj Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2020 | 13:28

Imami debuton në të majtë, shikoni formacionin e mundshëm të Skënderbeut ndaj Partizanit

Skënderbeu mbyll përgatitjet në pritje të ndeshjes së parë të këtij viti, ku përballë do të ketë Partizanin. Bardhekuqtë ditën e djeshme, në seancën e fundit stërvitore, i kanë dhënë dorën e fundit punës për të sjellë gati ekipin në kushte ndeshjeje.Skenderbeu festa

Duke sfiduar edhe temperaturat e ulëta që mbizotëruan dje në Korçë, trajneri i Skënderbeut ka mbajtur ekipin për më shumë se 70 minuta në punë intensive, duke zbardhur edhe formacionin që do të zbresë në fushë.

Pa shumë ndryshime dhe me Eni Imamin titullar pritet që të jetë Skënderbeu i parë i këtij viti në fushë. Ish-lojtari i Tiranës pritet të luajë në një rol të ri, në të majtë të mbrojtjes.

FOR

Për këtë takim trajneri Daja do të vuajë edhe mungesën e Asjon Dajës dhe Pëllumbit. Elezi dhe Taipi janë në balotazh për një vend, gjë e cila do të zgjidhet para fillimit të ndeshjes nga trajneri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"