Ilsi Hidi mes Qipros e Shqipërisë: Po pres oferta, dua ta mbyll karrierën me Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2018 | 17:12

Ilsi Hidi mes Qipros e Shqipërisë: Po pres oferta, dua ta mbyll karrierën me Tiranën

Isli Hidi mbylli një sezon të suksesshëm me Olimpiakos Nikosian në Qipro, duke qenë një titullar i padiskutueshëm në ekipin e tij. Edhe pse ekipi nuk ia doli të qëndronte në elitën e futbollit, paraqitja e tij e mirë nuk mund të mohohet.

hidi

Olimpiakos Nikosia e ka në planet e veta si një element të rëndësishëm portierin me origjinë nga Tirana, por është Hidi që nuk ka vendosur ende nëse dëshiron të pranojë ofertën e qipriotëve. “Ky sezon ka qenë shumë i vështirë sepse ishim një ekip që vinim nga kategoria e parë, dhe nuk kishim të drejtë transfertash. Ishte një vit i vështirë, por i mirë nga ana profesionale. Aktualisht kontrata ka përfunduar, por jemi në bisedime. Më kanë bërë një ofertë, por jam në dilemë për të ardhmen. Më pengon pak familja. Për momentin pres oferta, pasi ka ardhur momenti që e kam menduar edhe një rikthim në Shqipëri, të mbyll edhe karrierën atje. Megjithatë, jemi në bisedime, dhe asgjë nuk është konkrete. Tirana? E kam thënë që ishte si diçka që mund ta mendoje vetëm në ëndërr që Tirana të binte nga kategoria, por ky vit kaloi shumë shpejt. Tirana u rikthye aty ku i takon. Për çdo futbollist i rritur me Tiranën, i dalë nga ai klub, është kënaqësi ta mbyllësh aty karrierën, megjithatë presim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"