Iliria në “gjumë”, të rinjtë zgjidhje për sezonin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2019 | 13:42

Iliria në “gjumë”, të rinjtë zgjidhje për sezonin e ri

Iliria vijon të jetë në “gjumë” dhe askush nuk e di se çfarë do të ndodhë me skuadrën këtë sezon. Shumë lojtarë janë larguar, pasi nga fushë-krujasit askush nuk u ka dhënë garanci sa i takon së ardhmes.

Iliria

Të vendosur para kësaj situate dhe për të shmangur pritjen e stërzgjatur, e kanë parë të udhës që të transferohen diku tjetër. Megjithatë, kjo situatë mund të marrë zgjidhje pas përfundimit të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. Nga muaji i ardhshëm do të nisin nga puna dhe hapi i parë do të jetë “blindimi” i lojtarëve.

Të shumtë janë ata që nuk kanë kontrata nga ekipi, përfshi këtu edhe trajnerin, i cili duhet të rinovojnë. Iliria, që të mos rrezikojë rënien, duhet të bëjë pa diskutim merkato. E megjithatë, një opsion për të pasuruar organikën janë edhe të rinjtë. Një mundësi të artë të përforcohet me shumë lojtarë vendës, që sezonin e shkuar spikatën me Ilirinë U-19 në Superiore.

Janë disa elementë që shkëlqyen te të rinjtë, të cilët kanë zgjuar interesin e shumë skuadrave të tjera. Aktualisht, në skuadër janë një numër i konsiderueshëm lojtarësh vendës dhe nëse do t’i bashkoheshin edhe disa të tjerë nga U-19, fushëKrujasit do të ishin një skuadër e kompletuar, ndaj nuk do lindte nevoja për të kërkuar lojtarë gjetkë.

Bujar Balliu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"