Ilir Gjyla nuk i zë besë Turbinës: Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 19, 2020 | 12:35

Ilir Gjyla nuk i zë besë Turbinës: Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë

Lushnja u ka dhënë fund përgatitjeve për ndeshjen me Turbinën, me një seancë të zhvilluar pasdite. Grupi është shfaqur më i angazhuar se kurrë dhe ndihet gati për ta kaluar me sukses javën e parafundit të fazës së parë. Edhe pse kundërshtari renditet nga fundi, për Ilir Gjylën ky nuk është matës. Trajneri vlerëson cërrikasit, ndërsa kujton që u ka marrë pikë ekipeve të mëdha e me pretendime.

iLIR gJYLA

“Sigurisht që jemi përgatitur si për ndeshjen e radhës. Do të presim një skuadër që në këtë kampionat po bën mirë dhe ka treguar se edhe përballë skuadrave të forta luan futboll të bukur. Ka marrë pikë me Flamurtarin, me Egnatian dhe Tomorin. Ne do të mundohemi të mos bëjmë gabimet që bëmë me Pogradecin. Do të qëndrojmë me këmbë në tokë. Unë respektoj çdo skuadër dhe këtu hyn edhe Turbina. Nuk shoh ekipe të mëdha dhe të vogla, ndaj jemi përgatitur të japim maksimumin, – kështu e nisi procedimin e tij për “Panorama Sport”, numri një i pankinës së verdhejeshilëve. – Jemi përgatitur për takimin e radhës dhe kundërshtarin e respektojmë. Nuk kemi as ngarkesë emocionale dhe as psikologjike. Nuk e kemi parë Turbinën nga pozicionimi në klasifikim. Shohim ndeshjet tona hap pas hapi, pastaj se çfarë problemesh dalin, kjo është tjetër gjë”.

HAXHIU – Lushnjarët janë të fokusuar tërësisht te ndeshja që do të luhet sot me Turbinën. Skuadra e Ilir Gjylës po kalon një moment shumë të mirë dhe synimi për ndeshjen me cërrikasit është fitorja dhe rrjedhimisht marrja e kreut, duke përfituar nga pushimi i Egnatias. E megjithatë, edhe Melis Haxhiu është në të njëjtën linjë me trajnerin. Mesfushori organizator shprehet: “Duhet të respektojmë kundërshtarin edhe pse është poshtë nesh në renditje. Besoj se i kemi të gjitha mundësitë për të dalë me tri pikë nga kjo ndeshje dhe ta mbyllim vitin me rezultat pozitiv. Të fitojmë për të qenë të parët”.

ALBAN ALUSHI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"