Ilir Daja surprizohet nga stafi dhe lojtarët e Partizanit për 55-vjetorin e lindjes: Dhuratën e dua në derbi ndaj Tiranës!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2021 | 13:46

Ilir Daja surprizohet nga stafi dhe lojtarët e Partizanit për 55-vjetorin e lindjes: Dhuratën e dua në derbi ndaj Tiranës!

Ilir Daja është surprizuar ditën e sotme nga stafi teknik dhe lojtarët e Partizanit për 55-vjetorin e tij të lindjes. Trajneri i “demave” u urua përpara mediave teksa ky i fundit në një prononcim deklaroi se dhuratën e 55-vjetorit ta marrë në fitoren ndaj Tiranës dhe se derbi të jetë kthesa e Partizanit për këtë sezon:

Ilir Daja

“Ndihem si në ditën e parë kur kam nisur punën si trajner, është një jetë e mbushur me futbollin. Dhuratat i kemi javë për javë pas çdo ndeshjeje.

Dhuratën e vërtetë të 55-vjetorit shpresoj ta marr në derbi. Shpresoj që sfida ndaj Tiranës të jetë ndeshja e kthesës për ne.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"