Ilir Daja i besoi vendin e titullarit, talenti 19-vjeçar i Ballkanit refuzon ftesën e Shqipërisë dhe zgjedh… Kosovën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2022 | 23:50

Ilir Daja i besoi vendin e titullarit, talenti 19-vjeçar i Ballkanit refuzon ftesën e Shqipërisë dhe zgjedh… Kosovën

Vetëm 19-vjeç, mesfushori Lindon Emërllahu, është duke shkëlqyer te Ballkani i Ilir Dajës. Futbollisti ka fituar besimin e plotë të trajnerit shqiptar, ndërkohë që së fundmi bëhet me dije se është ftuar edhe nga tekniku i Kosovës, Alan Gires, për 2 ndeshjet e muajit shtator.

Emerllau

Mediat kosovare raportojnë se Emërllahu ka refuzuar Kombëtaren U-21 të Shqipërisë, duke zgjedhur Kosovën. Zbulohet se trajneri i Shpresave, Alban Bushi, ka insistuar me doemos ta ketë në skuadër. Emërllahun, por ai do të jetë me Kosovën i grumbulluar për ndeshjet me Irlandën e Veriut dhe Qipron.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"