Ilari Blasi po mendon shkëputjen nga ekrani pas ndarjes nga Françesko Toti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2022 | 22:03

Ilari Blasi po mendon shkëputjen nga ekrani pas ndarjes nga Françesko Toti

Ilari Blasi ka ide të qarta… shumë të qarta. Pasi bëri një pushim të merituar, fillimisht në Tanzani dhe më pas në Sabaudia, ajo po risistemon jetën e saj dhe po planifikon të bëjë një pushim nga puna para se të kthehet në krye të edicionit të ardhshëm të ‘L’isola dei famosi’.

7878

Ajo po mendon një vit shkëputje në mënyrë qëvëmendja e mediave të largohet nga jeta e saj private, pas ndarjes nga bashkëshorti Françesko Toti.

Velina dhe futbollisti: ata ishin çifti i artë i viteve 2000, një pikë referimi që i bëri njerëzit të besonin në përrallë. Të bukur, të suksesshëm dhe të talentuar: gjithmonë të buzëqeshur, të thjeshtë dhe të dobishëm, ata kanë pushtuar vërtetë zemrat e italianëve(dhe më gjerë).

Ndarja e tyre, pas 17 vitesh martesë, e shpallur me dy deklarata të ndara me disa orë diferencë, është kthyer në lajmin e verës, super thashethemet për të cilat publiku nuk lodhet së foluri.

Por tashmë prezantuesja 41-vjeçare kërkon vetëm pak privatësi, larg vëmendjes, të paktën sipas ‘The Pipol Gossip’.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"