“Iku si hajdut te Partizani”, Kapllanaj shpërthen ndaj Kërçikut: Një i pabesë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2020 | 1:15

“Iku si hajdut te Partizani”, Kapllanaj shpërthen ndaj Kërçikut: Një i pabesë!

Presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj, ka reaguar ashpër pas largimit të mbrojtësit Dorian Kërçiku drejt Partizanit. Në një bisedë për “Panorama Sport” pak minuta më parë, ai ka sqaruar se lojtari iku si hajdut nga Ballshi. 

besnik kapllanajj

“Mbrëmë vonë më dërgoi një mesazh dhe më pas fiku telefonin. Kishim rënë dakord për gjithçka dhe kontrata ishte thjesht një formalitet. Mirëpo, ajo që na bëri ishte një pabesi. Iku si hajdut dhe kur mësova që shkoi te Partizani, telefonova menjëherë presidentin Demi.

kerciku

Kemi miqësi me të dhe as ai nuk ishte në dijeni, por pasi foli me drejtuesit e tjerë të klubit, u konfirmua. Megjithatë, më mirë që ndodhi kështu. Ai ka për t’ia bërë edhe Partizanit këtë. Një klub i madh si Partizani nuk i ka hije të mbaj një skuth”, ka thënë Kapllanaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"