Iku për udhëtim pune dhe nuk u kthye më kurrë, Evra fejohet me modelen një muaj pas divorcit, ish-gruaja: Është një mi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2020 | 22:06

Iku për udhëtim pune dhe nuk u kthye më kurrë, Evra fejohet me modelen një muaj pas divorcit, ish-gruaja: Është një mi

Futbollisti i njohur Patris Evra është fejuar me modelen 25-vjeçare, Margau Aleksandra vetëm një muaj pasi u divorcua nga ish-bashkëshortja Sandra.

“Kemi qenë së bashku për më shumë se një vit, dua të them që kur më vodhe zemrën. Pas herës së dytë që u takuam, të thashë se do ishe gruaja ime për gjithë jetën. Nuk mund të jetoj pa ty tani dhe kur je pranë meje, më mungon,”- shkroi 39-vjeçari në një postim në Instagram.

Dhe ish-bashkëshortja e tij Sandra, me të cilën ka qenë në një marrëdhënie prej 25 vitesh, mësoi për të dashurën e re të ish-futbollistit të Juventus në rrjetet sociale, pasi ai publikoi një foto me Margaux Alexandra gjatë një udhëtimi të supozuar pune në Londër.

Evra u largua nga shtëpia në janar për “një udhëtim 15 ditor pune” dhe nuk u kthye. Më 4 mars, ai bëri kërkesë për divorc përmes avokatit të tij.

“M’u desh një kohë e gjatë për të kuptuar se ai është një mi,”- tha Sandra për ‘The Sun’.

Gjatë martesës së saj, Sandra zbuloi se Patrice Evra e kishte tradhtuar me Danielle Silvester (2010), modelen e Playboy, Carla Howe (2013) dhe me Gabriella Birley (me të cilën futbollisti ka edhe dy fëmijë jashtë martese).

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"