Iku me polemika, Flamurtari akord me Indio Oliveirën/ Brazilianit i presin biletën e avionit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2021 | 10:07

Iku me polemika, Flamurtari akord me Indio Oliveirën/ Brazilianit i presin biletën e avionit

Flamurtari bind edhe një brazilian. Klubi ka arritur akordin me Odaildo Souza de Oliveirën ose, siç njihet ndryshe Indio Oliveira.

shtohen-largimet-nga-flamurtari-troisi-me-valixhe-ne-duar_5f213c7c9588d

“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se ai do të mbërrijë në Shqipëri në ditët e para të javës që vjen, ndërsa ka prerë edhe biletën e udhëtimit. Mesfushori është një njohje e vjetër, pasi deri në janar ishte pjesë e kuqezinjve. Erdhi në Vlorë në shkurt të vitit 2020 dhe u largua në janar 2021.

Pas “divorcit” ai u bë pjesë e Orikut, por as atje nuk qëndroi gjatë. Tani që është pa ekip, vlonjatët do të rikthejnë sërish brazilianin. Ky i fundit iku nga Flamurtari mes polemikave, ashtu bashkatdhetarët e tij (për shkak të pagave të pamarra).

KArtoni-i-Kuq

“Oliveirës i mbaroi kontrata me Flamurtarin. Ai kishte disa kushte që unë nuk ia plotësoja dot. Po të jetë se ia plotëson Oriku ato kushte që kishte, unë i përgëzoj drejtuesit në Orikum. Unë nuk mundem që të bëj disbalancë mes lojtarëve të huaj dhe lojtarëve vlonjatë. Jo, nuk mundem. I trajtoj të gjithë njësoj. Ka limite. Ai ishte djalë i mirë dhe korrekt”, thoshte asokohe Idrizi. Ndërsa mbetet për t’u parë tani nëse janë pjekur kushtet që Oliveirës t’i plotësohen kërkesat financiare.

PREZANTIMET – Dy lojtarë të tjerë janë prezantuar dje në Vlorë, Behar Ramadani dhe Shpëtim Moçka. Ashtu skundër “Panorama Sport” paralajmëroi, shkodrani është zyrtarisht futbollist i Flamurtarit. Ai është një lojtar me eksperiencë dhe do t’i bëjë shumë punë skuadrës në mesfushë.

Më parë 31-vjeçari ka qenë pjesë e shumë skuadrave si Luftëtarit, Vllaznisë, Burrelit dhe Tërbunit. Sezonin e fundit ka luajtur për Drenicën në Kosovë. Dje është prezantuar edhe portierit. Ai ka qëndruar te Flamurtari, pasi ka marrë edhe garanci nga drejtuesit për të ardhmen.

Që prej vitit 2019 gardiani është pjesë e skuadrës vlonjate dhe e braktisi në ditët më të errëta. “Më bindi projekti i presidentit, por më bindi edhe projekti që ka klubi për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë. Është një projekt ambicioz që synon ta kthejë Flamurtarin në elitë sa më shpejt.

Të them të drejtën, për një moment mendova largimin pasi isha shumë i mërzitur nga rënia nga kategoria, por aktualisht jam i përqendruar maksimalisht për të dhënë më të mirën dhe për ta ngjitur Flamurtarin aty ku i takon”, deklaronte Moçka për gazetën në numrin e djeshëm.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"