Iku Birja dhe Baçi, te Tomori janë në hall për… portier

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2022 | 13:48

Iku Birja dhe Baçi, te Tomori janë në hall për… portier

Janë të shumtë futbollistët që kërkojnë të fitojnë besimin e Klodian Arbërit. Ecejaket gjatë këtyre dy javëve nuk kanë qenë të pakta. Shumica janë kthyer pas, sepse nuk e kanë bindur trajnerin.

tomori-besa

Nëse mbrojtja, mesfusha dhe sulmi po plotësohen, porta ende nuk po përmbush dëshirat dhe nevojat e stafit teknik. Ata janë është vënë në kërkim të një portieri. Ky repart është i boshatisur për momentin dhe beratasve do t’u duhet të investojnë fort në këtë merkato.

Të dy portierët e sezonit të kaluar, Baçi dhe Birja, janë larguar. Kështu, deri në këto momente për katërkëndorin janë të rinjtë Memlika e Muçogllava. Beratasit duan një gardian që të ofrojë siguri, që të mos rrinë me kokën pas.

Kur dihet që Kategoria e Parë do të jetë “zjarr”, duan që të marrin masa edhe për mbrojtësin ekstrem. Sipas deklaratave të vetë numrit një të stolit, merkatoja është e hapur dhe pranë skuadrës priten të tjerë futbollistë që do t’i nënshtrohen provës.

Për Arbërin nuk ka shumë rëndësi nëse portieri që do të vijë, të ketë CV të artë apo të jetë i ri me perspektivë. E rëndësishme është që te Tomori të ketë një portier titullar, që të gëzojë një formë të mirë sportive.

Kjo do të thotë që më shumë sesa emri, në Berat kanë pretendime të afrojnë një portier cilësor. Në ekip të bie në sy fakti se gjatë këtyre dy javëve të para stërvitore, mungon një përgatitës portierësh, por pritet që javën e ardhshme kjo të ketë gjetur zgjidhje.

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"